Fletorja me 10-ta në rrënojat e Thumanës, akuzë ndaj injorancës dhe korrupsionit që vrau ëndrrën

Kanë kaluar dy javë nga tragjedia që mori 51 jetë njerëzish pas tërmetit të 26 Nëntorit që tronditi vendin dhe shkaktoi një plagë të madhe për gjithë shqiptarët.

Fotot e mëposhtme të publikuara nga “Zëri i Amerikës” tregojnë atë çfarë ka mbetur sot nën rrënojat e godinave të shembura në Thumanë nën të cilat mbetën dhjetëra njerëz ku një pjesë e tyre nuk arritën të dilnin dot të gjallë.

Flamuj kuqezi, batanije fëmijësh, veshmbathje, lapsa me ngjyrë, lodra fëmijësh, enë kuzhine, mobilje të shkatërruara, janë disa nga gjërat që duken mes rrënojave që pastrohen prej mjeteve të rënda.

5 20

1 52

2 43

3 31

4 24

Artikulli paraprakÇupi: Ja pse qeveria nuk lufton korrupsionin, sepse ajo jeton me të!
Artikulli tjetërSpahia publikon skandalin në urgjencën e Tiranës: Mungojnë ilaçet bazë!