Tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra qytetarë mbetën pa banesa.
E ndërsa qeveria nxitoi të deklaronte akomodimin e të pastrehëve në hotele me 5 yje, propoganda e Rilindjes shfaqte pamjet e qytetarëve që i puthnin duart Edi Ramës, nd♪7rsa rilindasit flisnin për një efikasitet të strukturave.
Por, kjo nuk është situata e parë, që propoganda mbulon anën e errët apo dështimin.
Rajoni i Korçës u godit nga një tërmet në muajin qershor, që la të pastrehë dhjetra familje. Qeveria deklaronte çdo javë rindërtimin e tyre, por foto e publikuar nga BIRN rrëzon çdo propogandë.
Familja e Festim Çaushit në Korçë, vijon të jetojnë në çadër pas tërmetit të 1 qershorit 2019.