Nga Marinela ZIU
Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës, Partia Demokratike
Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, gjen vendin tonë, si më të korruptuarin në Rajon sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe si vendin e tretë më të korruptuar në botë sipas Bankës Botërore.
Me një faturë:
* 3 miliard euro koncesione korruptive, pa garë, të paracaktuar, në shkelje të ligjit, pa asnjë benefit për qytetarët por vetëm për oligarkët.
* 4,2 miliard euro dëm të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
* 1 miliard euro shpenëzime luksi për administratën dhe fasadën e Rilindjes.
* 400 milion euro tendera korruptivë dhe kontrata sekrete për 11 miq të Ramës.
* 1,6 milion euro për zyrën e Kryeministrit.
* 300 milion euro ose 40% të tenderave pa garë.
* 250 milion euro, do të kurseheshin mjafton të zbatohej Ligji i Prokurimit Publik dhe të fitonte oferta më e ulët.
* 140 milion euro, fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga administrata.
#KundërKorrupsionit
#LigjiAntimafia