Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kërkesën e prokurorisë për të dënuar ish-deputetin Ervin Salianji dhe personat e tjerë në lidhje me skandalin ‘Xhafa’, ku denoncimi i Albert Veliu çoi në burg vëllain e Fatmir Xhafajt.
‘30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës.
Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.
Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.
Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike.
Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij.