Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Burrel. Një person është grabitur me armë zjarri vetëm pak momente pai ka dalë nga banka ku tërhoqi 15 mijë euro.
Sipas burimeve mediatike, grabitësit i zunë pritë viktimës në fshatin Derjan.
Mësohet se autorët ishin të maskuar dhe me makinë.
Personi i grabitur është identifikuar me inicialet D.B dhe dyshohet se grabitja është kryer nga disa persona.