Ndërsa biznesmeni ng Kosova, Behxhet Paçolli ka bërë gati brenda një kohe rekord projektin për ndërtimin e banesave në Thumanë, Rama vazhdon sillet si kali në lëmë duke treguar barcaleta në zonat e prekura nga tërmeti.
Minsitri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjesë godinave që janë dëmtuar nga tërmeti.
Me anë të disa fotove në Facebook, Pacolli shkruan se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë. Ai shton se tani është çdo gjë gati për ndërtim dhe kompleksi do financohet nga familja e tij.
“Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.
Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.
Siç shihet dhe nga fotot e projektit, ky kompleks do jetë teper modern, pasi nuk mungon shatërvani, vendi për çlodhjen, por dhe gjelbërimi e vend parkimi për makinat.