Fantazma e Jimmy Hoffa

Për filmin “The Irishman”, filmin e Martin Scorsese lidhur me sindikatën amerikane, mafien dhe korrupsionin. Duhet të pyesim edhe sesi vazhdojnë sot këto metoda, thotë një njeri që e njohu personalisht këtë histori.

 Kur punoja me lëvizjen për reformën e Teamster, 40 vite më parë, kamionistët e preokupuar prej korrupsionit sindikal duhej të lëviznin me maturi. Në fundin e viteve ’70, shumë seksione të International Brotherhood of Teamsters (IBT) menaxhoheshin nga mashtruesë apo autokratë të sindikatave të zakonshme padronale. Nëqoftëse kishe të bëje, rezultati mund të ishte se nëse bihej dakord me krerët për t’u shkarkuar duke u vënë në listën e zezë. Në seli të tjera lokale dhe këshilla të përbashkëta, të ndodhura në zonat e forcës së krimit të organizuar, disa funksionarë të Teamster qenë të lidhur me mafien. Kishin krijuar një famë hakmarrjesh të dhunshme kundë rebelve sindikalë që kishin guxuar të sfidonin korrupsionin dhe haraçin që i kishte bërë akoma edhe më kërcënues.

Frank Sheeran, funksionar i Teamster rreth 2 metrosh për 115 kilogram, ishte patjetër pjesë e kësaj kategorie të fundit. Pasi kishte marrë pjesë në beteja të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, ishte bërë fajdexhi, njeri muskuloz, kamionist, sindikalist dhe, në fund, kriminel i dënuar dhe i mbyllur në një burg federal për 15 vjet. Deri pak kohë më parë, Sheeran ishte pak i njohur jashtë qarqeve të kamionistëve. Deri kur ish prokurori Charles Brandt ka shkruar një libër lidhur me raportin e ngushtë me Presidentin e Teamster James R. Hoffa, duke e lidhur Sheeran mecold case më të famshëm të Amerikës, zhdukjen dhe vrasjen e supozuar të Hoffa në vitin 1975. I titulluar I Heard You Paint Houses, libri është zgjedhur nga regjisori Martin Scorsese, që tani ka realizuar The Irishman, filmi i tretë i Hollywood mbi Hoffa dhe Teamsters.

Dy filmat e mëparshëm për Hoffa qenëF.I.S.T., lirisht i nxjerrë nga karriera e liderit sindikal me Sylvester Stallone, dhe Hoffa, prodhim i vitit 1992 me Jack Nicholson në rolin e protagonistit. Të dy kanë dalë mirë në arkëtime, duke e ripropozuar versionin e Hoffa mbi lidhjet midis mafies dhe Teamster, domethënë që punëtorët kishin nevojë për forcën e krimit të organizuar që të përmbanin dhunën menaxhuese kundër atyre gjatë organizimit të luftërave. “The Irishman” na jep një narrativë historike të ngjashme të Teamster. Është përshëndetur tashmë nga recenzuesit si një “epope e mrekullueshme mafieje” dhe kandidat për shumë Oscar. Sipas “New York Times”, filmi i fundit i Scorsese është  «i gjatw dhe i errët: i gjatë si një roman i Dostoevskij apo Dreiser, i errët si një pikturë e Rembrandt». “The Atlantic” e quan filmin 160 milion dollarësh «një përvojë vizive medituese dhe e trishtuar… Një tentativë për të kuptuar një njeri ql ka jetuar në sfondin e historisë megjithëse duke mbuluar një influencë dukshëm domethënëse mbi të».

Al Pacino i jep fytyrën Hoffa dhe Robert De Niro interpreton Sheeran, që është i destinuar të bëhet figurë në botën e sindikalizmit amerikan. Për herë të parë kam mësuar diçka lidhur me Sheeran në vitin 1977, gjatë një takimi të shpejtë me dy kamionistë që i përkisnin Local 326 në Wilmington të shtetit Delaware. Një dekadë më parë, Hoffa e kishte emëruar personalisht Sheeran president të kësaj dege lokale prej 3000 anëtarësh si shpërblim që kishte ndihmuar INT-ja në ruajtjen e kontrollit mbi Teamsters Local 107 të Filadelfia. Gjatë fundviteve ’50 dhe fillimviteve ‘60, shumë kamionistë të Filadelfia qenë rreshtuar kundër dominimit të Hoffa. Pasi IBT-ja u përjashtua nga Afl-Cio për korrupsion më 1957, me mijëra kishin tentuar t’i zëvendësonin Teamsters me një sindikatë të mbështetur nga federata, por nuk arritën t’i fitonin zgjedhjet që kërkonin zëvendësimin. Sipas Sheeran, kjo sfidë ndaj Hoffa ishte ekuivalent me tradhëtinë. «Nëqoftëse lejon mosdakordësinë dhe fraksioneve rebele të ekzistojnë, je në rrugë të mirë për ta humbur sindikatën tënde, ka thënë biografi i tij. Mund të kesh vetëm një njeri në krye, mund të kesh adjutantë, por nuk mund të keshë 9 djem që kërkojnë të menaxhojnë një degë lokale. Nëqse do ta bëje, punëdhënësi do të bënte marrëveshje kolaterale dhe do ta përçante sindikatën».

Siç konfirmohet nga disidentët e Local 326 që kam takuar, Sheeran ishte mjaft i zoti në bërjen i vetëm enjë «marrëveshje dytësore», duke u akredituar si «kreu» i Local 326. Si shumë njerëz të tjerë të Professional Driver Council (PROD) dhe të Teamsters for a Democratic Union (TDU), këta disidentë që kanë kërkuar asistencë ligjore dhe organizuar komitete mbi mënyrën sesi të reformohej sindikata dhe çliruar nga mashtruesat dhe gangsterët. Dyshonin, me të drejtë, se Sheeran përfitonte para. Për shembull, siç Sheeran ia ka rrëfyer më pas Brandt, ishte zakon që t’u jepeshin «lehtësira» kompanive të autotransportit të sapolindura në mënyrë që mund të shmangej kryerja e pagesave e fondeve të pensionit normalisht të kërkuara në bazë të një kontrate të parë. Kjo i ka mundësuar një punëdhënësi mik që t’i «vinte kursimet e tij në tavolinë [në mënyrë që] të dy t’i ndanin nën tavolinë: të gjithë e kanë pranuar këtë sistem».

Mashtrimi i leasing

Në vitin 1977, falë reklamimeve të kamionistëve, aksioneve ligjore të lidhura dhe raportimeve investigative të “Wall Street Journal”, dinim edhe se Sheeran po negocionte kontrata më të ulëta respektivisht National Master Freight Agreement (NMFA) e Teamsters në mënyrë shumë më të dëmshme. Në atë kohë, MNFA-ja ishte një prej kontratave më të gjera sindikale të sektorit në vend, mbulonte 450000 Teamsters, përfshi anëtarët e Local 326. Në të përfshiheshin si transportuesit ndërshtetërorë të mallrave, më pas rë rregulluar si korrierë të zakonshëm, ashtu edhe «korrierët privatë». Një vektor privat ishtë një zinxhir dyqanesh i shitjes me pakicë apo një prodhues me një vëllim spedicioni mjaftueshëm të lartë për të përdorur drejtpërsëdrejti shoferët e Teamster dhe ruajtur flotën e tyre të kamionëve. Në vend që të kërkojë t’i mbajë këta punëdhënës nën NMFA-në, disa Local të Teamster si puna e Sheeran i inkurajuan që të pëdornin një ndërmjetës me emrin Eugene Boffa Sr.

Boffa dhe djali i tij posedonin kompani leasingqë u siguronin shoferë kompanive të mëdha si Avon Products, Iowa Beef, Continental Can, Crown Zellerbach dhe J. C. Penney. Kontratat e Boffa me Local 326 dhe bashkëpunëtorë të Teamster i kanë mundësuar të sigurojnë rroba e benefite të tjera shumë nën standardet e NMFA-së dhe kanë humbur shoferët e Teamster si punëtorë të pabindur. Iowa Beef, në atë kohë kompania e madhe paketuese e vendit, një marrëveshje e reduktuar midis Boffa dhe Teamsters nuk kërkonte asnjë kontribut ndaj fondit të pensioneve dhe i paguante 70% më pak se taksa NMFA. Outsourcing u ka shërbyer punëdhënësve të Teamster 40 vite më parë për të njëjtin motiv për të cilin menaxhmentit i pëlqejnë marrëveshjet e sotme të “punësimit fleksibël”. Siç ka shkruar Jonathan Kwitny, gazetari i “Wall Street Journal”, «punëtorët e konsideruar problematikë nga kompania mund të shkarkohen pavarësisht nga justifikimi ligjor. Dhe një kompani që punëson zotin Boffa mund ta presë lirinë nga sindikalistë  può aspettarsi la libertà da rimostranze, picchetti e fastidiosi sindacalisti Teamster».

Kur shoferët e Teamster kanë protestuar për këtë mungesë përfaqësimi, ata të deklaruar, si anëtari PROD Don Harper, janë pushuar nga puna. «Këto dy kompani ma kanë futur, pasi isha administratori i një dyqani, më ka thënë Harper, vetëm po bëja punën time duke kërkuar t’i bindja që të respektonin kontratën». Ndërkohë, Sheeran mbante një Lincoln Continental të dhënë nga Boffa dhe gëzonte një pafundësi avantazhesh të tjera. Kumbari i vjetër i tij Russell Bufalino ka përfituar se ka qenë «i lidhur me dy kompanitë kryesore e leasing të punës, të cilave sindikata u kishte premtuar të lulëzonin», thotë Steven Brill, autor i një bestselleri të vitit 1978 i titulluar The Teamsters. Siç ka thënë Boffa për Wall Street Journal: «Nuk jam kundër bërjes së favoreve njerëzve».

Anëtarë dhe spiunë

PROD ka tentuar të zbulojë diçka lidhur me Boffa, Sheeran e Bufalino më gazetën tonë kombëtare, e lexuar dhe e lexuar nga mijëra Teamsters. «IBT Freight Workers e shitur për dy para nga trafikantët e krahut të punës», lexohet në kopertinën e saj. Ndërsa kandidatët për reformën të mbështetur nga PROD apo TDU (që më pas edhe janë bashkuar) kanë qenë në gjendje që përjashtojnë sindikalistët historikë në Locals të tjerë, Frank Sheeran është detyruar që të dorëhiqet vetëm pasi është dënuar për shpërdorim të punës, mashtrim postar, pengim të drejtësisë dhe pse ka marrë rryshfet nga një punëdhënës.

Fati i Sheeran – ka shmangur dy dënime për vrasje me dashje – dukshëm që kishte përfunduar kur ishte 61 vjeçar. U dënua me 32 vite burg federal. Edhe Bufalino, bosi i mafies së Pennsylvania i interpretuar nga Joe Pesci tekThe Irishman, e ka kaluar pleqërinë e tij në burg pasi është dënuar për shantazh dhe organizim vrasjeje. Siç edhe tregohet në film, dënimi me 13 vjet i Hoffa për presion ndaj jurisë dhe mashtrime në fondet e pensionit është përgjysmuar nga Presidenti republikan Richard Nixon, në shkëmbim të mbështetjes politike të Teamster (përpara se Nixon ta linte postin prej aferës Watergate). Për pjesën më të madhe të kohës të kaluar në burgun federal, Hoffa qëndroi President i Teamster, duke marrë rroga për 4 poste më të vogla sindikale. Kur në fund u dorëhoq si pjesë e kontratës së tij me Shtëpinë e Bardhë, arkëtoi planin pensionistik e zyrtarçve të Teamster me një shumë aforfe prej 1.7 milion dollarësh (dollarë të 1971!). Paratë e Teamster janë investuar edhe në koston e madhe për t’u mbrojtur nga akuzat e shumta. Si pensionist i Teamster, në liri të mbikëqyrur, Hoffa filloi menjëherë të planifikojë rikthimin e tij në pushtet, lëvizje fatale duke qenë se aleatët e tij të vjetër mafiozë nuk qenë aspak dakord.

Ndërkohë, rezultati kryesor i kontraktimit kolektiv të Jimmy Hoffa, National Master Freight Agreement, ishte në rrugën e rënies. Sot mbulon vetëm 50000 shoferë dhe përgjegjësit e bankinave të ngarkimit. Derregullimi i autotransportit ndërshtetëror nga ana e Presidentit Jimmy Carter ika shkaktuar shumë më tepër dëme NMFA-së sesa çdo komplot i korruptuar nga Locals e Hoffa gjatë ngjitjes në pushtet apo nën presidencën e tij. Por kontratat e rezervuara në stil Sheeran sigurisht që kanë kontribuar në minimin e standardeve të punës në sektorin e transportit të mallrave. Hoffa ka krijuar edhe një strukturë sindikale nga lart poshtë që përqëndron akoma një pushtet dhe privilegj të madh në duart e Presidentit të Teamster. Ky njeri është tani djali i Hoffa, një avokat sindikal 78 vjeçar nga Detroit, që fiton rreth 400000 dollarë. Vjeshtën e kaluar, ka dekretuar ratifikimin e kontratave kombëtare lidhur me 260000 punëtorë të UPS-it, edhe pse shumica e kishte refuzuar marrë veshjen jopopullore që vetë ai kishte kontraktuar.

Anëtarët e TDU-së janë bashkuar me «Junior Hoffa» për pjesën më të madhe e 20 viteve të tij në post, në shumë situata të tjera kontraktimi ku drejtuesit e IBT-së nuk kanë arritur të organizojnë një fushatë kontraktore efikase. Thotë Ken Paff, bashkëthemeluesi dhe ish organizatori kombëtar i TDU-s: «Ideja që Teamsters i përkasin më shumë funksionarëve të lartë sesa anëtarëve që punojnë është një mbeturinë e epokës së mafies kundër së cilës vazhdojmë të luftojmë sot”.

Historia e parrëfyer

Grindjet vdekjeprurëse dhe tradhëtitë personale të treguara gjatë 3 orë e gjysmë e filmit të Scorsese zhvillohen gjatë periudhës së artë të skandalit të sindikatës, kur influenca e Teamster do të mund të ishte përdorur për qëëlime të mira, si përmirësimi i sigurisë së kamionistëve. Edhe një herë akoma, Hollywood nuk arrin të tregojë sesi anëtarët e Teamster kanë qenë më të tradhëtuarit në atë kohë – nëpërmjet zbatimit të dobët të kontratës, shkeljeve të shpeshta të Landrum-Griffin Act, mashtrimeve të forta të fondit të presioneve të shteteve qendrore, plaçkitjen e financave sindikale lokale dhe korrupsionit, por edhe me praktika plotësisht të ligjshme që rezistojnë akoma sot (si lëshimi nga ana e Hoffa për rrogat e larta të funksionarëve Teamster me kohë të plotë të paguar më shumë për të garantuar mbështetjen e tyre politike).

Veç kësaj, The Irishmannuk sugjeron se kërcënimet, frikësimet dhe dhuna fizike nuk kanë arritur ta dekurajojnë zhvillimin e një lëvizjeje të reformës së Teamster, që është e gjallë e mirë akoma sot. Ky rezultat i veçantë organizativ  ka manifestuar në Chicago, nga 1 deri më 3 nëntor: disa qindra drejtues dhe aktivistë të kapitujve TDU në të gjithë vendin janë bashkuar në kongresin e tyre të 44-ët vjetor të strategjisë mbi demokracinë sindikale dhe luftërat për reformimin e IBT-së. Në vitin 1996, një film i pavarur me buxhet të ulët i quajturMother Trucker: The Diana Kilmury Storytregon se çfarë nënkuptonte të ishe pjesë e kësaj bande kurajoze rebele gjatë viteve të para të TDU-së, kur represioni nga ana e funksionarëve të Teamster ishte jashtëzakonisht intensive. Libri i vitit 1990 i Dan La Botz, i titulluar Rank-and-File Rebellion mbulon pjesën më të madhe e vetë terrenit historik, ashtu si libri i tij Rebel Rank and File: Labor Militancy and Revolt from Below During the Long 1970s. 40 vite më parë, pjesa më e madhe e Teamsters interesohej shumë më tepër për kushtet e tyre të punës dhe të përfaqësisë sindikale karshi kujt vriste Jimmy Hoffa në një komplot për të ndaluar kthimin e tij. E njëjta gjë vlen edhe sot, kur Hoffa i vetëm që njeh pjesa më e madhe e Teamsters është djali i tij.

Megjithatë, ky mister i pazgjidhshëm ka qenë për një kohë të gjatë objekt i sharmit të masmediave dhe rishfaqet sërish tek The Irishman. Spektatorët duhet të kujtojnë se influenca e mafies, dikur e pranishme në sindikatën më të madhe të sektorit privat, është manifestuar në shumë mënyra të tjera përtej zhdukjes të një ish drejtuesi. Të gjithë elementë negativë të impaktit të tij ndaj Teamsters, që atëhere dhe tani kishin nevojë për një udhëheqës të cilit mund t’i besonin dhe një sindikate që mund ta kontrollonin.

(Steve Early ka qenë një organizator për Communications Workers of America për 27 vite me radhë. Ka shkruar librat Embedded With Organized Labour: Journalistic Reflections on the Class War at Home dhe The Civil Wars in U.S. Labor)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakPasojat e tërmetit/ Drejtori i arrestuar i Kavalishencës (Foto)
Artikulli tjetërStoli i Presidentit