Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shpërfytyruar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Balla ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aty, ka takuar Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit. Takimi është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, por me një fotografi të shpërfytyruar të Taulant Ballës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së është një nga deputetët më të akuzuar nga opozita. Së fundmi, ndaj tij janë hedhur akuza për nepotizëm. Akuza që vijnë pas arrestimit të djalit të dajës së Taulant Ballës, i cili është drejtori i Kavalishencës në Durrës, ku ditën e tërmetit të 26 Nëntorit, humbi jetën zyrtari i lartë i policisë Bajram Hajdarmetaj.
Ahmet Doda u ndalua Policia me urdhër të Prokurorisë, nën dyshimet se ai nuk ka marrë masat për rikuperimin e dëmeve të konsiderueshme, të shkaktuara në godinën e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, pas tërmetit të 21 Shtatorit.