Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjet, ku disa punonjës policie dhunojnë një qytetar.
Qytetarit i kanë vendosur prangat, e kanë shtrirë përtokë dhe më pas e tërheqin zvarrë.
I prangosuri ankohet se vuan nga astma, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dhuna.
“Veç për këtë të çame ke për ta parë ti te reparti!”, i thotë qytetari, policit, i cili nuk ia “përton” dhe e godet sërisht.
“Hajt se ta rregulloj unë ty”, shton efektivi në fund, ndërsa kolegu i tij e shtyn, si për ta kundërshtuar faktin që i arrestuari po dhunohej.
“Ma q*fsh kockën,”– dëgjohet që shton qytetari në fund teksa largohet me pranga në duar.
“Pasi e ka lidhur me hekura, e qëllon si kafshë! Kjo është narkopolicia e narkohorrave! Shikoni videon. sb”, shkruan Berisha, duke publikuar videon.
Komunikimi
Qytetari: Ngrimëni se jam me astëm, po më zihet fryma. Veç për këtë të çame ke për ta parë ti te reparti!
Efektivi: Ëë, si?.
Qytetari: Ke për ta parë tek reparti vetëm për këtë të çame– (pas kësaj polici i gjuan sërish me grusht në fytyrë ndërsa dy efektivët e tjerë e mbajnë).
Efektivi: Ashtu ëë? Hajt se ta rregulloj unë ty (në këtë moment njëri nga efektivëz që mbajnë të riun e shtyjnë kolegun e nevrikosur për të ndaluar konfliktin dhe rrahjen e të prangosurit).
Qytetari: Ma q*fsh kockën (efektivët e marrin duke e larguar nga vendngjarja ndërsa polici që ushtroi dhunë largohet nga një drejtim tjetër).
Ngjarja ka ndodhur në prani të qytetarëve të shumtë të cilët janë afruar për të parë se çfarë ka ndodhur.
Video është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan: “Pasi e ka lidhur me hekura, e qëllon si kafshë! Kjo është narkopolicia e narkohorrave! Shikoni videon”.
Pasi e ka lidhur me hekura, e qellon si kafshe!Kjo eshte narkopolicia e narkohorrave! Shikoni videon. sb
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 16. Dezember 2019