Martin Henze, eksperti i CDU-së gjermane dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, ka komentuar në një prej postimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar këtij të fundit disa pyetje.
Por pyetja më e rëndësishme dhe që pret përgjigje jo vetëm nga Henze, por edhe nga shqiptarët, është ajo nëse kreu i qeverisë është arrestuar në vitin 1994 në Francë.
“Z. Rama, ju duhet të na thoni nëse ju dhe partia juaj në pushtet jeni përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, korrupsion, organizimin e zgjedhjeve lokale të paligjshme, etj. A keni qene në burg në Francë në vitin 1994 dhe keni bërë tregti me ikona të vjedhura?”, pyet Martin Henze në faqen zyrtare të Edi Ramës në Twitter.