Eurodeputeti kundër ligjit “anti-shpifje”: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE!

David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian njëherësh raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE ka komentuar ligjin anti-shpifje.

Lega, teksa ka mirëpritur rezistencën e PD siç e quan ai, thekson se nëse ky ligj miratohet rrezikon kryesimin e OSBE nga Shqipëria si dhe çështjen e negociatave.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së.  Do të ndërlikojë gjithashtu negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, tha ai.

rama

Artikulli paraprakDosja e plotë/ Kush i lëshoi dokumentat false për pallatet që vranë njerëz në Durrës
Artikulli tjetërBerisha: Edvin Kristaq Mafia merr kryesinë e OSBE si xhelat i lirisë së fjalës dhe mediave