Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi sot mesazhin e një qytetari, sipas të cilit, vula në dokumentin e hotel “Mira Mare” ku humbën jetën 3 persona pas tërmetit të 26 nëntorit, ishte origjinale.
Godina në fjalë u shemb, ndërsa nga dokumentet e publikuara, rezulton se akt-ekspertimi për të, ishte firmosur nga një ekspert, që kishte vdekur 5 vjet para firmosjes së dokumentit.
Berisha me mesazhin e publikuar bën të ditur se vula në dokument ishte origjinale dhe atë e mban i biri i ekspertit, që është përgjegjës sektori në Kadastrën e Durrësit.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Hotel Mira Mare qe mori 3 jete u legalizua ne vitin 2018 me akt ekspertimi te firmosur nga nje ekspert 5 vite pas vdekjes se tij.
Por ne rast se firma ishte e fallsifikuar, vula mbi aktin ishte origjinale.
Ate e mban i biri i tij, sot narkozyrtar ne kadastren ne Durres!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor!
Si jeni?
Rasti Hotel Mira Mara në Durres ku u vdiqen tre individe.
Akt ekspertiza e godines eshte kryer nga nje ekspert pas vdekjes se tij. Por në të vertete eshte vulosur nga vula origjinale qe zoteron i biri i ekspertit. Ky i fundit eshte pergjegjes sektori në Kadastren Durres. Profesioni i tij i vertete eshte sekser, fallsifikator Ervin Krymbi.