Papa shfuqizon rregullin e “sekretit papnor” për rastet e abuzimeve seksuale

Papa Françesku ka bërë ndryshime në mënyrën se si Kisha Katolike i trajton rastet e abuzimeve seksuale të të miturve, duke shfuqizuar rregullin e “sekretit papnor”. Masa e re e heq obligimin e heshtjes ndaj atyre që raportojnë abuzimin ose thonë se kanë qenë viktima.

Udhëheqësit e kishës kanë kërkuar heqjen e rregullit në një samit që është mbajtur në muajin shkurt në Vatikan. “Informacioni në rastet e abuzimit ende duhet të trajtohet me siguri, integritet dhe konfidencialitet”, tha Papa.

Ai i udhëzoi zyrtarët e Vatikanit që të zbatojnë ligjet civile dhe të ndihmojnë autoritetet gjyqësore civile në hetimin e çështjeve të tilla. Kisha në gjithë botën është goditur nga mijëra raportime për abuzime seksuale nga priftërinjtë dhe akuzat për fshehjen e tyre nga klerikët.

Artikulli paraprakRama: Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit, tani…
Artikulli tjetërPolonia drejt daljes nga BE?