PPE “shuplakë“ Ramës: Paketa antishpifje kërcënon lirinë, kthim mbrapa për Shqipërinë

Vendimi i qeverisë për të miratuar paketën anti-shpifje është kundështuar nga Partitë Popullore Europiane. Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kujtoi se ligjet e miratuara janë në kundështim me ato që ndërkombëtarët sygjeruan. Edhe Koordinatori i PPE për Punët e Jashtme, Michael Gahler foli për kërcënim serioz të lirisë së medias pas ligjeve të miratuara nga maxhoranca në Kuvend.

David Lega paralajmëroi për atë që mund të ndodhë me median pas miratimit të ligjeve që rrisin sanksionet ndaj gazetarëve.

“Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Europë dhe një pjesë e pazëvendësueshme e kritereve të Kopenhagenit për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka raportuar vazhdimisht për abuzimin me pushtetin dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive. Prandaj, miratimi duhet të shihet si një kthim serioz mbrapa për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë”, tha ai.

Koordinatori i PPE-së për Punët e Jashtme, Michael Gahler kujtoi se ligjet e miratuar nga qeveria bien ndesh me praktikën ndërkombëtare për mediat.

“Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare, e udhëhequr nga Kryeministri socialist Rama, miratoi dhe dy ligje për median në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Europës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve”, u shpreh Gahler.

Organizatat ndërkombëtare të medias dolën të gjitha në mbështetje të shoqatave të gazetarëve në Shqipëri për paketën ligjore që qeveria maxhoranca kaloi në Kuvend mbrëmjen e të mëkurës. /abcnews.al

Artikulli paraprak3 pikat e planit opozitar/ Basha: Zgjedhje vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt!
Artikulli tjetërBerisha: Një vendim tjetër politik i Ramës ndaj gazetarit investigative, Jetmir Olldashi