Protestë kundër Mini-Shengenit ballkanik: Rama po zbaton projektin e një Jugosllavie të re

Shoqëria civile zhvilloi një protestë sot në Tiranë kundër takimit për Mini-Shengenin ballkanik të kryeministrit Edi Rama me tre lider të rajonit: Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një Jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na çon turravrap drejt rilindjes”, tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Në orët e para të mëngjesit u shënua një incident me policinë. Kalaja tregon se, policia nuk ka pranuar që të vendoset një flamur të madh dhe nuk i lejon që ata të mbajnë protestën tek busti “Ismail Qemali” përballë hotelit ku do të mbahet samiti. Gjithashtu Kalaja tregon se u mor forcërisht dhe një vajzë dhe është përplasur në tokë nga policia.

vucic

Artikulli paraprakFantazma e Serbisë së Madhe në Tiranë!
Artikulli tjetërMaskat futen në banesë, terrorizojnë dy të moshuarat dhe grabisin 15 mijë euro