Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi të madhe, aktin e Policisë sot, e cila ka ndaluar të riun Vilson Kulemani, që guxoi të shpalosë flamurin shqiptar mbi shtatoren e Ismailt Qemalit, në shenjë proteste ndaj takimit për Mini-Shengenin ballkanik që po mbahet në hotel Rogner në Tiranë, përballë kësaj shtatoreje.
Berisha, i cili ka publikuar pamjet, shkroi në Facebook këto radhë: “Edvin Kristaq Zografi, Esat Toptani i ri, i ndryrë me padronin e tij – serbomadhin Vuçiç në hotel “Rogner”, ndalon të riun trim Vilson Kulemani, sepse vendosi flamurin kombëtar te shtatorja e babait të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Turp!”
Edvin Kristaq Zografi, Esat Toptani i Ri i ndryre me padronin e tij serbomadhin Vuçiç ne Hotel Rogner ndalon te riun trim Vilson Kulemani sepse po vendoste flamurin kombetar te shtatorja e babait te Pavaresise, Ismail Qemali. Turp! sb
Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 21. Dezember 2019