Lukaku: Çfarë më këshilloi Ronaldo pasi iu bashkova Interit

Ronaldo e kishte paralajmëruar Romelu Lukakun se Serie A, nuk është si Premierliga, apo ndonjë ligë tjetër…

Sulmuesi i Interit ka zbuluar se, CR7 i kishte thënë atij se është transferuar në ligën më të fortë sa i përket aspektit defensivë.

“Ai më tha se, kjo është liga më e fortë në botë në aspektin defensivë”, tha Lukaku. “Ronaldo më tha se, ai do të shënonte gola kudo, por në këtë ligë është e vështirë për ta bërë”.

“Dhe nëse Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë e vështirë”.

“Është më vështirë se në Angli”.

Sido që të jetë, Ronaldo nuk është se po e ka edhe të vështirë.

Ai deri më tani ka shënuar 12 gola në Serie A, 14 në total në 22 paraqitje me Interin, derisa ka dhuruar edhe 3 asistime.

Artikulli paraprakMourinho: VAR-i po shkatërron futbollin!
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja VV-LDK për Qeverinë e re të Kosovës