Kush është njeriu që po synon të rrëzojë Florentino Perezin nga froni i Real Madridit

Vincente Boluda ka njoftuar se do të garojë për president të Real Madridit, në zgjedhjet që do të mbahen më 2021.

Boluda – i cili ishte president i Madridit në një përiudhë të shkurtër më 2009 – njoftoi të hënën mbrëma se do ta sfidojë presidentin aktual, Florentino Perez, për postin e të parit të Real Madridit.

Perez, i cili e mori postin pikërisht nga Boluda më 2009 pasi ky i fundit ishte emëruar përkohësisht pas dorëheqjes së Ramon Calderon, u rizgjodh pa kundërkandidatë për një mandat të ri katërvjeçar më 2017.

“Real Madridi e ka një president i cili po bën punë të mirë”, tha Boluda në një ngjarje biznesi në Valencia të hënën.

“Por vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe unë do ta jem atje sepse duhet të jenë dy kandidatë të ndryshëm. Do ta prezantoj veten si kandidat”, shtoi ai.

64-vjeçari është kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve të Valencias.

15771190213637

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja VV-LDK për Qeverinë e re të Kosovës
Artikulli tjetërJo vetëm Juve dhe Inter, Marash Kumbulla kërkohet edhe nga Manchester United!