“Festivali i Këngës” është ende në fokusin e mediave dhe rrjeteve sociale, por një tjetër e re ka tërhequr vëmendjen.
E papritur për të gjithë, por këngët nuk shfaqen në kanalin e RTSH-së.
Të gjitha këngët e Festivalit janë zhdukur nga Youtube dhe i gjithë kanali i RTSH nuk ekziston më në këtë platformë. Nuk dihen ende shkaqet apo personat që mund të jenë pas këtij veprimi.
Ishte këngëtarja Arilena Ara e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës. Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në 2020.