Burrë e grua, Prend dhe Marie Djaloshi jetojnë në fshatin Shkallë Manëz të Durrësit, ndërsa fëmijët i kanë në emigracion. Kjo familje i ka shpëtuar dy herë termetit, përkatësisht në 1979 dhe në 2019.
Abc News shkoi sërish në këtë familje për të parë kushtet e jetëses një muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit.
Shtëpia e tyre është shpallur e pabanueshme, por çifti i moshuar thotë se kanë sajuar një dhomë brenda shtëpisë së shkatërruar pasi nuk qendrojnë dot në çadër.
Marie Djaloshi, shprehet se natën e Krishtlindjeve e kanë festuar brenda në shtëpi, edhe pse ajo ka dëmtime të rënda. “Frikë kemi…por rrimë këtu, dhe kur bie termet shkojmë në çadër. Nuk flemë dot natën në çadër sepse është shumë ftohtë”, shprehet ajo.
“Ushtarët erdhen na e vendosën çadrën. Rrimë gjatë ditës, në darke kur e shohim që është duke rënë termet dalim nga shpia e rrimë aty”, tregon ajo.
Ky çift ashtu si gjithë banorët e Manzës kërkojnë që qeveria të levrojë sa më shpejt fondet për rindërtimit e shtëpive të dëmtuara nga termeti. /abcnews.al