Oficeri humbi jetën nga tërmeti në Kovalenshencë, lirohet nga burgu drejtori kushëri i Taulant Ballës

Djali i dajës së Taulant Ballës, Ahmet Doda është liruar nga burgu. Ky i fundit u arrestua nga policia pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi si drejtor i Kovalenshencës nuk kishte marrë masa për të riparuar dëmet e tërmetit të 21 shtatorit.

Në tërmetin e 26 nëntorit, në Kovalenshencë humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjykata e Durrësit mësohet se ka ndryshuar masën e sigurisë të dhënë më parë, nga ‘arrest me burg’ në atë të ‘detyrim paraqitje’.

Doda është liruar ditën e sotme nga burgu.

ball

Artikulli paraprakE lënë pa ilaçe në burg dhe i kërkojnë 500 mijë lekë për ta nxjerrë, i sëmuri i jep fund jetës
Artikulli tjetërShkollat e dëmtuara nga tërmeti, PD: Prokuroria të hetojë për vjedhje dhe abuzim me sigurinë e fëmijëve, i rikonstruktoi pa asnjë transparencë Veliaj