Buxheti i Bashkisë Tiranë/ Zhupa: 130 milion euro për rroga e luks për Veliajn

Jetesa e qytetarëve të Tiranës nuk do të përmirësohet vitin që vjen. Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se taksat e qytetarëve do ti shpenzojë vetëm për luks e për paga. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se 130 milionë euro të shkojnë  vetëm për rrogat e bashkisë së Tiranës.

Viti i ardhshëm nuk pritet të sjellë më shumë shërbime për qytetarët e Tiranës. Sipas selisë blu, Erion Veliaj do të shpenzojë vetëm për paga dhe luks, pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e kryeqytetit.

Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike kreu i bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm për betonizim  dhe mbështetjen për një grup klientësh të afërt.

Sipas Partisë Demokratike Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjtën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës dhe nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve.

Artikulli paraprakIsh-deputeti i PS-Ramës: O pederasti i Surrelit, të pret…
Artikulli tjetërBerisha paralajmëroi lirimin e drejtorit të Kavalishencës nga Taulant Balla…