Nga Agim XHAFKA
1.
Berisha tha që droga transportohet me avion.
Qeveria qeshi. Berisha ngatërron avionin me mushkonjat, buçiti media.
Në Divjakë u kap avion me drogë.
Por Sali Berisha u dënua se … tha të vërtetën.
2.
Në Fushë-Krujë iu vodh ora Bushit, tha media.
Orën e kam në dorë, foli Bushi.
Por Sali Berisha u dënua se … nuk rrejti.
3.
Gruas së Roshit ia shkuli PD fëmijën nga barku, tha Lali Bojaxhiu.
Nuk jam shtatzanë, tha gruaja e Roshit.
U dënua Saliu se zbuloi rrenën e Lalit.
4.
Do punësoj 300 mijë shqiptarë, tha Rama.
Gënjeu.
Por u dënua Saliu nga që zbuli gënjeshtrën.
5.
Sivjet rritja ekonomike do jetë 3.8%, premtoi qeveria.
As 2%, tha Saliu.
U dënua Berisha nga që tha të vërtetën.
***
Uf, u lodha me rrenat e Ramës, të shokëve e shoqeve të tij. Brenda ditës na mashtrojnë plot e plot herë. Por bravo gjykatat e pavarura që deri tani dënojnë të vërtetat e opozitës. Ja, po e them dhe unë një “rrenë”. Te unaza e re u provua që tenderi do fitohej me dokumenta fallco dhe me çmim 20 milionë euro/km.
Doni “rrena” të tjera? Doni të them të fundit? Atë që Trump është turpi i njerëzimit? E dini kush e ka thënë? T’ua them? Rama e ka thënë. Bile në CNN, por po vajti çështja në gjykatë do ia ngjeshin Saliut. Dihet. Siç ia ngjeshën edhe tërmetin në Durrës. Se kaq të fortë veç Sala e bën.
Më vjen turp që jetoj nën këtë qeveri. Por më turp që vendi ynë ka gjykata puro socialiste. Komuniste 24 karat…