Tashmë, prej tërmetit të 26 nëntorit rituali i mëngjesit i kryeministrit Edi Rama për të bërë propagandë janë fjalët e shenjta, duke i postuar në faqen e tij në rrjetet sociale.
Herë poston fjalë të Biblës, herë të Kur’anit apo edhe të Fletores së Bektashinjëve. Madje shpesh herë i deformon ashtu siç i vijnë përshtat atij për të bërë propagandë.
Sot, ka postuar një citat nga Bibla: “Zoti premton të nxjerrë diçka të mirë nga furtunat shkatërruese që sjell në jetët tuaj”.
Por, po t’iu hedhësh një sy komenteve poshtë ato s’janë aspak në krah të tij. Ata duken të tejngopur nga propaganda fasadë e kreut të qeverisë dhe kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj tij.
Një komentues i është kundërpërgjigjur se e vetmja e mirë që mund t’iu japë Zoti shqiptarëve pas tërmetit tragjik është largimi i tij nga pushteti.
Disa të tjerë i renditin problemet e shumta që kanë qytetarët shqiptarë, ndërsa një tjetër i drejtohet se edhe pak edhe do sfidosh vetë Zotin dhe do thuash se Zoti jam unë.
“O Edi te kam pa mbreme ne enderr dhe te kam thene qe ik per gjueti qe te qetsohesh.” – shkruan një komentues tjetër.
Lexoni disa prej komenteve më poshtë