Nuk kanë më shpresë, asnjë fitim, po shkojnë të gjithë drejt falimentit

Nga Dorjan TELITI

Në takimet me biznese të vogla në zonën e Paskuqanit, bashkë me Antonin dhe Akilin, pamë dëshpërimin në sytë e tregtarëve të vegjël të cilët po përballen me qëndrimin e mallit stok, pasi nuk po shesin më asgjë nga produktet e tyre.
Nuk ka më lekë, nuk ka më blerës por ka vetëm lista për ushqimet bazë, ndërkohë që shteti kujdeset që tu sjellë taksidarët në dyert e bizneseve që po u falimentojnë.

Në pamundësisë për të mbijetuar, ata thonë se si zgjidhje të vetme shohin: të ulin qepenat e të marrin rrugët e emigrimit.
Përvec taksave që u duhet ti paguajnë ose me borxhe ose me atë pak tregti që bëjnë, cmimi i lartë i energjisë është një tjetër problem që ata kanë.

Situatë mjerane, tregues i një ekonomie që ka marrë tatëpjetën.

Kjo situatë është e papranueshme e duhet të marrë fund.

Nëse ndalon së funksionuari dhe së qarkulluari paraja nga biznesi i vogël atëherë mbyllet një nga aortat kryesore për të mbajtur në jetë këtë ekonomi, të cilën Edi Rama për 6 vjet bashkë me oligarkët e tij po e con drejt humnerës.

Partia Demokratike është gatshme të ofrojë zgjidhje për këtë situatë.

Plani ynë ka gjetur mbështetjen edhe nga biznesi i vogël, i cili e sheh si dritë shprese për tu rimëkëmbur.

PD angazhohet për:
Zero TVSH dhe zero Tatim Fitim për cdo biznes me xhiro deri në 140mijë $ në vit (ose deri në 350 $ në ditë), taksim të vetëm në masën 0.5% të xhiros.

Ulje të cmimit të energjisë, heqje të taksës Rama mbi karburantet, ulje të sig.shoqërore (9%+9%).

Bashkë me zgjidhjen për biznesin ne do ia dalim të rimëkëmbim ekonominë e shqiptarëve.
#stoprrënimitekonomik

2 96
3 71

Artikulli paraprak“Xhaka është lider, Arsenali ka nevojë për të”
Artikulli tjetërTabaku: 125.234 gra kryefamiljare punojnë për të nxjerrë bukën e gojës…