Formacioni i dekadës, “France Football” zbulon 11-shen ideale

Revista prestigjioze “France Football” ka publikuar formacionin ideal të dekadës së fundit me emrat më sugjestionues, që kanë magjepsur me virtuozitetin e tyre që nga vitin 2010.

Porta: Iker Casillas

Fitues i Kupës së Botës 2010 dhe Euro 2012 me Spanjën dhe triumfues në Ligën e Kampionëve në vitin 2014 me Real Madridin, Iker Casillas është shpallur portieri më i mirë i 10 viteve të fundit. Ai la qenë mes kandidatëve kryesorë për fitimin e Topit të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Ky çmim, i krijuar nga France Football, është gjithashtu një faktor në përzgjedhjen e këtij formacioni.

Mbrojtja: Lahm, Van Dijk, Ramos e Marcelo

Philipp Lahm dhe Virgil van Dijk janë dy lojtarët e vetëm në ekip që kurrë nuk kanë luajtur në La Liga. Ata janë bashkuar në mbrojtje nga Sergio Ramosin dhe Marcelon, të cilët kanë fituar katër trofe të Championsit në Madrid gjatë dekadës së fundit.

Van Dijk ishte ndër më të rëndësishmit në radhët e Liverpoolin në suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve në qershor. Ai i rendit i dyti, pas Lionel Messit, në votimin për Topin e Artë të vitit 2019, ndërsa Lahm ngriti Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pa lënë mënjanë trofetë e shumtë që fitoi si futbollit i Bayernit.

Mesfusha: Modric, Xavi dhe Iniesta

Luka Modric, Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta përbëjnë mesfushën e përpiluar nga “France Football”. Modric fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018, pasi çoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës dhe, së bashku me Ramosin dhe Marcelon, ishte një figurë kryesore te Reali në sukseset e arritura në Champions mes viteve 2014 dhe 2018.

Ndërkohë, Xavi dhe Iniesta ishin përkrah Messit në zemër të skuadrës legjendare të Barcelonës, të stërvitur nga Pep Guardiola, si dhe ishin regjisorët në fitoren e Spanjës në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Sulmi: Messi, Cristiano dhe Neymar

Më në fund, Neymar është bashkuar në sulm me Cristiano Ronaldon dhe Messin, dy forcat individuale dominuese të lojës vitet e fundit, të cilët kanë fituar në total 11 “Topa të Artë”.

Sa për Neymar, “France Football” shpjegon se braziliani ka patur ndikim jo vetëm në fitimin e trofeve te Santosi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, por edhe në suksesin e “Seleçaos” (medlje e artë) në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro.

foormacione

Artikulli paraprakÇfarë uron kancelarja Merkel për Vitin e Ri…
Artikulli tjetërEdi Rama “hoqi dorë” nga…