Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama pas dëbimit të një mësuesi turk, i lidhur me organizatën Gylen.
Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria drejt Turqisë, pavarësisht se kundërshtoi largimin për faktin se i rrezikohej jeta, ndërsa ka patur reagime të shumta kundër Ramës.
Paloka shkruan në një postim në Facebook se, duke i mohuar azilin mësuesit turk, Rama thjesht po blen azilin e tij.
“E akuzojnë se ka shkelur konventat evropiane, se po sillet si vasal, se është treguar i pabesë, se dhe në këtë rast po ndjek linjën antiamerikane, se po turpëron Shqipërinë para Botës demokratike…
Pastaj i bëjnë thirrje të reagojë tani që ka dhe drejtimin e OSBE…
Asgjë nga këto nuk i bën përshtypje se në anën tjetër të peshores ka interesin e tij personal!
Nuk e kuptoni që duke i mohuar azilin mësuesit turk, ai thjesht po ble azilin e tij ?!!”, shkruan Paloka