Berisha: Goditje e merituar ndaj regjimit të Ajetullahve, Kasem Sulejmani mori atë që meritonte!

Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane ndaj autokolonës së makinave të Forcave Popullore të Irakut në aeroportin e Bagdatit që la të vrarë komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, si edhe një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis.

Postimi i ish-Kryemibnistrit Berisha

Kasem Sulejmani, nje nga figurat kryesore te terrorizmit boteror mori ate qe meritonte!
Kjo eshte fitore e paqes!https://www.rd.al/

Te dashur miq, forcat speciale te SHBA, me urdher te presidentit Trump asgjesuan mbreme fizikisht, duke e goditur nga nje dron makinen e tij, kryeterroristin e forcave te armatosura te rregjimit terrorist te Iranit, komandantin famkeq te Kuds Force, Kasem Sulejmani.

Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve qe vetem javet e fundi ekzekutoi ne rruget e Teheranit dhe qyteteve te tjera te vendit mijra demostrues paqesore dhe qe eshte mbeshtetje kryesore e regjimeve kriminale te Lindjes se Mesme, kercenim kryesor per paqen,stabilitetin ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe Gjirit Persik. sb

Artikulli paraprakBerisha: Luftënxitësi Vuçiç kërkon të destabilizojë Malin e Zi!
Artikulli tjetërNjë apel autoriteteve për rastin Harun Çelik