Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar sërish ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Malaj shkruan se, banorët e rrugës “Faik Konica” po gjobiten disa herë në ditë vetëm pse duhet hapur rruga për betonieret e privatëve.
Malaj publikon edhe SMS-në e Erion Veliajt, që thuhet se u bë një nga shkaqet për gjobën e rëndë ndaj Shqipërisë në Arbitrazh për çështjen e televizionit “Agon Channel”.
“Vetëm në 6 ditët e para të vitit 2020, rezidentët e rrugës “Faik Konica” janë gjobitur 2 deri në 4 herë nga bashkia e Tiranës vetëm se bashkia e do rrugën bosh për betonieret e privatëve. Veliaj, ky shites fiqsh, që bën dasmën në kala, Mazniku që fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogancë dhe babëzi.
Veliaj, me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e tij ministrore me disa SMS si kjo, po u rëndon taksa-paguesve të varfër shqiptarë një gjobë 110 milionë euro.
Kur do ndalet me ligj ky keq-qeverisës i paditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre”, shkruan Malaj.