Kunati i Xhafës së Drogës në Gjykatën e Strasburgut?

Fatmir Xhafa po shpërblehet nga Rama duke i emëruar kunatin si gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut. Sokol Berberi, i piketuar më parë nga Xhafa se me ndryshimet e Reformës në Drejtësi do të ishte një nga të përzgjedhurit e tij, tani pas dështimit të projektit për të kapur drejtësinë i mbetet të shpresojë tek emërimi që Rama mund t’i bëjë duke e emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut. “Xhafa i Drogës shtrin tentakulat në Gjykatën e Strasburgut”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Ai po dërgon në Gjykatën e Strasburgut fort të dashurin kunat të tij, Sokol Berberin!
Me porosi direkt të Edvin Shullazit, sekretari i Përgjithshem i mafies qeveritare, Engjëll Agaçi, avokati i trafikantit ndërkombëtar të drogave Agron Xhafa, ka hapur tenderin për caktimin e kandidaturave për gjyqtarin nga Shqipëria në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Pas farsës formale, në një proces tërësisht jo publik dhe jo transparent, Edvini i lidhur kokë e xhep me Xhafën e Drogës ka përzgjedhur Sokol Berberin ndërkohë që rekomandimet e Strasburgut të vitit 2009 janë për një proces të hapur dhe transparent. Kandidatura e kunat Xhafës, edhe ky bashkëpronar i pasurive të krijuara nga larja e parave të krimit, u miratua në kundërshtim me rregullat e përzgjedhjes. Madje Agaçi, nga avokat i Agronit në mbledhjen e qeverisë u kthye në avokat të kunatit kur anëtarë të kabinetit kërkuan që ai t’i nënshtrohej Vettingut. Ai u tha të pranishmëve se garant për Vettingun e kunatit është vetë i përndershmi Fatmir Droga.
Rikujtoj këtu se një nga kriteret e Strasburgut është që kandidati nuk duhet të jetë në listën ad hoc të vitit përkatës.
Këta e kanë hequr nga kjo listë këtë vit Sokol Berberin, kunatin e Xhafës, por ai ka qenë në listë në dy vitet paraardhëse. Shtoj këtu se Fatmir Droga me pëlqimin e Edvin Shullazit kishte hartuar një amendament kushtetues të veçantë, sipas të cilit gjykatësi me kohën më të gjatë në detyrë i Gjykatës Kushtetuese, dhe që ishte fiks Sokol Kunati, do të emërohej në krye të Këshillit të Emërimit të Gjyqtarëve me rrogë mujore 6 milionë lekë. Pas rrëzimit nga opozita të amendamentit kushtetues, Kunati, Xhafa i drogës bind Ramën që Berberi të dërgohet si gjykatës i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakBiznesi i Veliajt me kreun e PS Peqin vrau 17-vjeçarin, Gjoklaj
Artikulli tjetërKLSH padi penale Lefterisë për aferën 4 milionë euro