Zbulohet e shkuara e baba Takut, ka qënë i proceduar në vitet ‘80 për falsifikim…

Ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka replikuar sërish në distancë me deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, për të cilin ka ngritur sërish hije dyshimi se ka qenë proceduar në vitin ’80 nga Gjykata e Lartë.

Agron Tufa, i cili së fundmi është larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil politik në Zvicër, në një mesazh në Facebook, e quan Spartak Brahon “lumëmadh që shet moral”, ndërkohë që i kërkon të përgjigjet për procedimin e tij.

“Një pyetje ‘Moralistit’ Spartak Ibrahim Braho.

O lumëmadh që na shet ‘moral’ edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: A je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë”, shkruan Tufa.

Artikulli paraprakFlet kunata: Menduan se kishte lekë se shiti lopët dhe…
Artikulli tjetërVideo/ Zjarrfikësja niset për të fikur zjarrin, por fiket vetë…