I dënuar në Greqi në vitin ’99, kryebashkiaku i Ramës ia le fajin motrës: Ajo ka pasur probleme, vaftisi djalin…

Partia Demokratike denoncoi sot kryetarin e Ramës në Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj se, ka fshehur një dënim të marrë në Greqi dhe për këtë i ka kërkuar Prokurorisë që të kryejë menjëherë verifikimet.

Sipas PD, në vitet 1999-2000, Saliaj është dënuar dhe dëbuar nga Greqia, por kryebashkiaku i Ramës, ashtu siç vepruian kryebashkiakët e tjerë të dënuar dhe më pas të larguar, si Valdin Pjetri I Shkodrës, apo Kumaraku I Vorës, është munduar të mashtrojë opinionin duke deklaruar se nuk ka qënë i dënuar në Greqi. Sipas Ismailajt, motra e tij ka patur problem në Greqi, ka vaftisur djalin…

I gjendur në varrimin e Drita Saliajt, e cila u vra nga nipi i burrit të saj, që kërkoi ti vidhte banesën, Ismailaj ka deklaruar për gazetarët se është i hapur ndaj çdolloj hetimi.

Ai ka deklaruar se në Greqi hyn pa asnjë problem, dhe ka shkuar jo më larg se para dy javësh, te motra e tij që banon në shtetin fqinj.

‘Unë skam asnjë lloj dijenije, jam shumë i hapur për çdolloj verifikimi. Nuk jam ndaluar në asnjë rast në shtetin grek.

Unë kam motrën në Greqi, dhe ka pasur problemet e veta familjare, vaftisi djalin, dhe kam shkuar para dy javësh në shtetin grek, pa asnjë lloj problemi’, u shpreh Qerim Ismailaj.
ismailaj

auto Screenshot 11578478649

auto Screenshot 21578478650

Artikulli paraprakPaloka: Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po thellon “varrin” e tij politik, duhet detyruar edhe me forcë tëlargohet
Artikulli tjetërTradhëtari i Kombit shpërndan harta në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!