Skandal në QSUT! Miliona euro për konçensione, serumet jepen me shishe uji! Reagon Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj një skandali të ndodhur në QSUT, ku një të sëmuri i jepej serum me shishe plastike uji.

Vokshi përmes një postimi në rrjet shkruan se ajo që ndodh në QSUT është jashtë çdo logjike.

“Ndërkohe që miliona EURO vazhdojnë jepen për koncesione abuzive, korruptive, të panevojshme e madje edhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare”, shkruan Vokshi.

Reagimi i ish-deputetes vjen pas denoncimit të skandalit, ku një të moshuari, i shtruar në spital, i vihet serumi nga një bidon plastik uji.

Shëndetësia është një nga sektorët për të cilin Kryeministri Edi Rama e ka paraqitur si një nga sukseset e qeverisë së tij.

Por, pamjet e denoncuara tregojnë se çfarë ndodh në një nga fushat ku Kreu i Qeverisë mburret çdo ditë, duke paraqitur sukseset imagjinare.

Artikulli paraprakErëzat dhe bimët që shërojnë diabetin
Artikulli tjetërÇekaj akuza të forta prokurorit: E ke personale me mua, kërkoj…