Veliaj nuk ndalet! Nesër në mëngjes nis aksioni për shembjen objekteve tek “Astiri”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se rifillon nesër në ora 6.00, shembjet e objekteve në gjurmën ku do të shtrihet “Unaza e Madhe” në kryeqytet.

“Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rreth-rrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja)”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Në mesin e Nëntorit, IKMT zhvilloi një aksion disa ditor në këtë zonë, që degjeneroi në përplasje. Forca të policisë, në mbështetje të punonjësve të IKMT-së u përplasën fizikisht me banorët të cilët kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

Nga ana e forcave të rendit u përdor jo vetëm dhunë fizike, por u hodh edhe gaz lotsjellës, duke helmuar qytetarët protestues. Shumë syresh përfunduan me lëndime në spital, si pasojë e dhunës së policisë.

Banorët e “Astirit” dhe “Unazës së Re”, prej më shumë se një viti kanë protestuar kundër projektit për “Unazën”, që është shoqëruar me hije skandali. Protestat ditore u ndërprenë vetëm pas tërmetit vdekjeprurës të 26 Nëntorit.

unaza

Artikulli paraprakQeveritarët prishin pallatet ku banojnë vetë, por jo ato të qytetareve të dëmtuara rëndë nga tërmeti
Artikulli tjetërHumb jetën në moshë të re polici i Rrugores në Tiranë (Foto)