Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar skandaloz mospagesën e 12 mijë pedagogëve në Shqipëri.
Në reagimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan se rilindja ka para për të paguar në kohë konçensionet e oligarkëve të partisë, por nuk do t’ia dijë në asnjë moment për pedagogët, mjekët dhe mësuesit në vend, duke mos i paguar.
Sipas saj Rama dhe rilindja treguan edhe njëherë se janë të shqetësuar vetëm për oligarkët e partisë dhe jo për shqiptarët që punojnë me djersë në këtë vend.
Postimi i Vokshit
Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.
Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?
Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.