29 drejtues të lartë në polici janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Dosjet e plota të tyre dhe roli që ata luajnë, cilat janë detyrat që kanë dhe zonat që kontrollojnë. Inkriminimi i policisë nga Rama dhe Tahiri është edhe arsyeja se përse sot e gjithë Shqipëria është shndërruar në një plantacion gjigant droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur në hetim të plotë në lidhje me krerët e policisë në të gjithë vendin të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa prova më e qartë e implikimit të tyre janë fushat, malet dhe kodrat me kanabais që janë nën autoritetin e tyre.
Ervin Hodaj, drejtor i Policisë Tiranë, së bashku me zëvendësin e tij, Ermal Muça, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 për qindëshit në zonat Pezë, Prezë, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me serra deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvërnec, Trevllazër. Më tej në Risili–Llakatund–Trevllazër-Mëkat–Kaninë dhe zona e tretë është Vranisht–Llakatund-Tërbaq–Mesaplik–Gjorm–Brataj-Ramic–Sevaster.
Vlen për t’u theksuar se zona Armen-Kocul–Selenicë–Poçem që lidhen me fshatrat e Tepelenës kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Besmir Qebini, dora e Shullazit në polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në Drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e Komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga Tepelena, Vlora dhe Dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Viçisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf–Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në Dibër është Robert Aga, i përfolur në çdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyç në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-së në Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejtpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa orë inspektorë të mjedisit që konstatuan arat me drogë dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braçes. Ishte shef komisariati në Lushnjë, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.
Në ditët në vijim, do të bëjmë publike të tjera të dhëna për kontrollin e çdo pëllëmbe tokë në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë.
Drejtori i Qarkut Durrës, Perlat Çullhaj bashkë me shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili drejtojnë dhe kontrollojnë territorin dhe trafikun e hashashit në gjithë malësitë e Krujës, duke vjelë 30% të parave për çdo rrënjë kanabis për shefin e madh në Tiranë. Ata kanë sigurisht një aleat të mirë për këtë biznes kriminal, që është kryetari i Bashkisë, Bushi i famshëm, i proceduar në Itali për trafik droge. Drejtori dhe shefi i policisë së Ramës, sigurojnë kalim të lirë të mallit për në Itali në Portin e Durrësit, përmes drejtorit të Kufirit, Boge, Budini dhe zëvendësdrejtorit të Kufirit, Moisi Sula.
Aranit Arapi, drejtor i Qarkut të Gjirokastrës, vegla qorre e Ramës, gardiani besnik i plantacioneve dhe hambarit të madh të drogës që shtrihet në gjithë zonën, veçanërisht në vendlindjen e ministrit të Brendshëm.
Një lëvizje mjaft komprometuese në polici është ajo e drejtorit të Policisë për Lezhën, ku njeriu i proceduar për trafik narkotikësh është vendosur në krye të rendit për këtë qark. Dritan Lenja është proceduar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për shkelje, abuzime dhe lidhje me narkotrafikun. Me lobimin e fuqishëm të Armando Prengës, ai vjen në krye të Policisë së Qarkut të Lezhës, deputetit të Edi Ramës që gjakosi qytetarët në derën e Komisariatit të Kurbinit.
Ndërsa kushëriri i afërt i Tahirit, që ishte drejtor në Lezhë, Alban Çela, shkon me ngritje, drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.
Ja pra, se si Edi Rama inkriminon Policinë e Shtetit, sipas nevojave të baronëve të drogës.
Ish-shefi i Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi është transferuar drejtor në Berat, ku të dhënat tregojnë se ky qark ka numrin më të madh të rrënjëve të kanabisit në gjithë vendin.
Të dhënat flasin se drejtori i SHISH në këtë zonë është paguar me 270 mijë euro që të mos raportojë parcelat me drogë.
Dritan Lena, që me Edi Ramën u bë drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë, u hetua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, kur ishte shef i Krimeve tek Komisariati Nr. 4 dhe rezultoi se kishte marrë shuma parash nga një grup trafikantësh të drogës që kishin tri parcela hashashi në zonën e Zall Bastarrit.
Në Tiranë është mbuluar me kanabis e “Çara e Selitës”, përballë “Qaf Mollës”-“mali Dajt”. Pranë varrezave të Shish Tufinës është hapur sipërfaqe me 60 dynymë për drogë, ku janë prerë pishat e larta. Merret dhe uji i pijshëm i Selitës për të vaditur kanabisin. Fshatarët janë mashtruar dhe trafikantët kanë ngritur stalla gjoja për blegtori, po në fakt mbi 60 punëtorë merren me bimët narkotike. Raportohen 150 mijë deri në 200 mijë rrënjë.
Në liqenin e “Kollogjesht”-“mali Dajt” – në kufi me Elbasanin dhe Librazhdin, janë liruar zona të mëdhaja me fadroma, për kanabis. Ruhen me njerëz të armatosur.
Në “Zallbastar” dhe “Zgurë”, Alban Ahmetaj, ish-drejtor i Forcave Operacionale, ka në zotërim parcela të tëra që ruhen nga një ish-agjent krimesh, Hysni Mancaku.
Në Ersekë, ka mbi 80.000 rrënjë të mbjella në zonat Starje, Rehovë dhe Leskovik. Shefi i Komisariatit Ersekë, Robert Ibraimi, shefi i Komisariatit Devoll, Erjon Birçe, shefi i Komisariatit Maliq, Arian Hoxha, drejtori i Kufirit Korçë, Dashamir Spaho, të gjithë në shërbim të drogës me në krye drejtorin e Policisë, Ajet Zyberi.
Avionë droge në Luginën e Vjosës
Në zonën e Selcës në Tepelenë janë mbjellë sasi të mëdha me kanabis. Përgjatë grykës së lumit Vjosë, prej gati 3 muajsh ulen avionë të vegjël dhe ngarkohen me drogë.
Fshati Bubës 1 – Përmet, Bubës 2- Këlcyrë – Ballaban, janë mbuluar me kanabis. Në Kolonjë, në fshatin Piskal, janë mbjellë sasi të mëdha droge. Specialisti i SHKB-së, Robert Haskaj, administron sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike në fshatin Amonic. Robert Haskaj ka mbrojtjen e drejtorit të SHÇBA, Arben Skendo.
Kështu ka përfunduar Shqipëria, e zhytur në drogë. Edi Rama ka braktisur qeverisjen dhe interesat e qytetarëve.
Ai është në detyrë me krimin dhe për krimin. Por droga dhe bandat e trafikantëve të Edi Ramës që kanë rrethuar çdo fshat e çdo qytet, nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk e duan këtë sundim mafioz dhe do ta rrëzojnë shumë shpejt. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.