Paralajmërimi i Bardhit: Prova edhe për dy kryebashkiakë të tjerë të Ramës të dënuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë nga Dibra, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të forcës politike që përfaqëson, në lidhje me dy kryebashkiakë të këtij qarku.

Sipas Bardhit, për dy kryebashkiakë të dalë nga 30 Qershori po mblidhen prova që vërtetojnë të shkuarën e tyre kriminale, ndonëse nuk dha emra.

Nga ana tjetër, numri dy i selisë blu u shpreh se, objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.

Bardhi tha gjithashtu se, PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit.

dokument2

Artikulli paraprakSi po trafikohen fëmijët nga Shqipëria në Britani
Artikulli tjetërLigji i përjashton nga tatimi mbi vlerën e shtuar, por Rama i jep 56 milionë euro koncesioneve në shëndetësi