LDK njofton se pranoi ofertën e VV për Qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar sot pranimin e një oferte të fundit nga VV gjatë mbrëmjes së djeshme duke mos konfirmuar ndërkohë se për çfarë bëhet fjalë.

Përmes një komunikate për mediat, LDK nuk jep detaje por thotë se propozimi është shumë i ngjashëm me atë të paraqitur në takimin e fundit mes liderëve.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Sot në media është duke qarkulluar një ofertë e re sipas të cilës Kurti i ka bërë Mustafës. Sipas këtij versioni, Kurti ka kërkuar shtimin e ministrive.

Artikulli paraprak“Kush na nxiti të hidhnim në erë bustin e Stalinit”, flet organizatori i demonstratës së 14 janarit ‘90
Artikulli tjetërBarcelona shkarkon trajnerin Valverde, ja kush emërohet në vend të tij