Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 40 persona, mes tyre drejtues komunash, administratorë, zyrtarë hipotekash dhe ndërtues, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Dy nga zyrtarët e shoqëruar janë ish-kryetari i Komunës së Farkës Bardh Plaku dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit Besnik Fuçia.
Gjithashtu mes të shoqëruarve janë edhe dy arkitektë Stela Maze dhe A.Harxhi. personat e shoqëruar në komisariat akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.
Ndërkohë që një muaj më parë një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona dhe janë në ndjekje nga policia dy të tjerë, por vetëm javën e kaluar 10 nga të arrestuarit janë liruar.
Mes të arrestuarve në operacionin e Durrësit ishte dhe Ahmet Doda i cili është dhe kushëriri i parë i Taulant Ballës, por u lirua para festave të fundvitit, duke ju dhënë masa detyrim paraqitjeje.
Ja emrat e disa prej të arresturave në Tiranë
1-Fatbardh Plaku
2-Merita Kushi
3-Bukurije Halili
4-Ali Dyrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta
13-Ermir Cina
14-Stela Maze
15-Besnik Fuçia
16-Gëzim Shkalla
17-Adhurim Qehajaj
18-Zhaneta Tagani
19-Pellumb Fortuzi kapur
20-Xhevahir Doda kapur
21-Reis Muca
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo