Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arresteve për 40 zyrtarë dhe ndërtues të dhënë mbrëmjen e sotme nga prokuroria.
Në reagimin e tij Paloka shkruan se sot dy muaj pas tragjedisë së tmerrshme të 26 nëntorit ku 51 persona humbën jetën, përgjegjësit e vërtetë bëjnë letrat për arrestimin e ish-kryekomunarëve të Tiranës.
Sipas tij për shkak të babëzisë dhe korrupsionit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe atij të Krujës Artur Bushi humbën jetën dhjetëra persona, por askush prej tyre nuk është.
Postimi i Palokës
Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.
Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.
Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.