Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, vizituan sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.
Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se, qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e të prekurve.
“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat”, tha Rama.
Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.
BISEDA NË DISTANCË ME BANORËT
Banori: Zoti kryeministër, mund të flasim, të lutem…
Rama: Mirë! (Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?
Banori: Ke një muaj e ca që ishe këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.
Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara).
Banori: Po kemi parë.
Rama: Po ke parë, po… (vazhdon të flasë përçart)…