Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.
Panorama raporton se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.
Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtatzënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës. Ata e kanë dhunuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët asaj.
Jetmira Gega në gjendje të rënduar psikologjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega, raporton Panorama.