Borussia Dortmund ka arritur një fitore sensacionale kundër Augburgut sonte, ku është rikthyer nga rezultati 3-1 për të fituar 3-5. Është dashur të futet në lojë Erling Haland për të shënuar het-trik dhe rikthyer rezultatin në dobi të Dortmundit.
Dortmund ka fituar plot stil sonte duke u rikthyer nga një disfatë e sigurt.
Një spektakël golash ka ndodhur sonte në Augburg i cili filloi në minutën e 34-të nga vendasit me anë të Florian Niederlechner.Por, kaq kishte gola të shënuar në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Augburg shënon përsëri. Ishte përsëri Florian Niederlechner që dyfishoi rezultatin për vendasit.
Dortmund kthehet në lojë në minutën e 49-të me anë të Julian Brandt, megjithatë ishte prapë Florian Niederlechner që shënon golin e tretë për Augsburgun në minutën 55-të.
Një minutë më vonë do të hynte Erling Haland për të shënuar het-trik për Dortmundin.
Goli i parë i tij erdhi në minutën e 59-të. Jadon Sancho barazon rezultatin në minutën e 61-të. Kurse ndeshjen e përfundon Eric Haland duke shënuar edhe dy gola, një në minutën e 70 dhe të pestin në minutën e 79.
Me këtë fitore Dortmund arrin në kuotën e 33 pikëve dhe është në vendin e katër, kurse Augsburg është në vendin e 10 me 23 pikë.