Noka: “Bild“ ka alergji nga ndotjet batakut të “Rilindjes”…

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar ndaj tentativës së qeverisë ‘Rama” për të piratuar deri edhe gazetën gjermane “Bild”, të njohur tashmë si denoncueja e fuqishme e blerjes së votave në Shqipëri.

Në shënimin e tij në Facebook, me nota ironike, Noka shkruan: “Mother Jones e Father George, nëpërmjet ndonjë hakeri “rilindas” arriti të ndotë për pak minuta prestigjiozen “Bild”.

Rilindja këtu u ngrit në ekstazë dhe filluan ta lëpijnë gjithëe qejf e pasion “kazanin” që kishin pështyrë.

Por nuk u zgjati shumë kjo ekstazë e kjo lëpirje, pasi “Bild“ ka alergji nga ndotjet dhe u vetpastrua, e flaku shpejt ndotjen “rilindase”. Asgjë më shumë, veç bataku i “Rilindjes” pati një masturbim falso të momentit,” e përfundon komentin e tij Noka.

bild

Artikulli paraprakBasha letër kryeministrit të Kroacisë, përshëndet marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia: Do të bëjmë çdo gjë për integrimin
Artikulli tjetërPas Endrit Dokles, lirohet një tjetër i dënuar i bandës së Durrësit, ja kush mori përsipër…