Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë një takimi me kryesinë në Berat deklaroi se, i gjeti strukturat e mobilizuara për betejat që e presin vendin.
“Sigurisht, Berati dhe gjithë qarku i Beratit edhe për shkak të keqqeverisjes në këto 7 vjet ka krijuar një potencial të madh për të sjell ndryshimin në vend nëpërmjet besimit ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Beratit që jo vetëm të mos humbasin shpresën që vendi i tyre ka gjithë mundësitë dhe potencialin për të krijuar një mundësi të re për vete dhe fëmijët e tyre, por është një vend i begatë që me vullnetin, mbështetjen dhe kontributin mes nesh mund t’ia dalë. Kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë protesta sa herë është momenti.
Por në këto momente çdokush e ka të qartë se populli vidhet nga kjo qeveri. Çdo qytetar është në protestë sepse e sheh se si vidhet nga kjo qeveri. Shqiptarët kanë krijuar mundësinë e madhe për ndryshim”, u shpreh Bardhi.