Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e Astirit. Bëhet e ditur se si psojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në zonën e njohur si “Astiri”. Burime nga vendngjarja thanë se te bar “Artisti” janë shënuar të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Të shtënat kanë krijuar panik te personat e pranishëm në lokal, që janë ngritur nga tavolinat e lokalit ku ishin ulur.
Policia ka shkuar në vendngjarje por ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.