Bardhi nga Qarku Korçë: Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike!

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi takon strukturat e Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ishte dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.

Postimi i plotë

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!

1 50

3 30

4 16

5 7

Artikulli paraprakNderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!
Artikulli tjetër100 vite Parlamentarizëm sikur Atdheu të ishte i pari