Personat që flasim me vete mund të jenë më inteligjentë

Nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë, por sipas shkencëtarëve britanikë nga departamenti i psikologjisë dhe neurologjik është shenjë e mendjes së shëndoshë.

Jeni zgjuar në mëngjes dhe ju mungon motivimi për punë. Vetes i thoni: “Jepi. Ngrihu dhe nisu në punë”? Kjo nuk është e jashtëzakonshme, sidomos nëse ballafaqoheni me situata që ju nevrikosin.

Realiteti është se shumica e njerëzve kanë një zë të brendshëm, i cili ju nxit, ju shtyn apo ju falënderon.

Ky zë mbetet në kokat tona pothuajse gjatë gjithë kohës, por kohë pas kohe, e nganjëherë edhe nuk jeni të vetëdijshëm, keni hapur gojën dhe mendimet i keni shprehur me zë.

Kjo nuk do të thotë se jeni të çmendur, madje studimet tregojnë se është shenjë inteligjence.

Në librin “My Stroke of Insight” Dr. Jill Bolte Taylor thekson se nëse vetes suaj i drejtoheni me zë nuk është shenjë e çmendurisë, por mënyra se si trurit të vetëdijshëm i ofroni udhëzime të qarta. Në këtë mënyrë truri më shumë përqendrohet.

“Ky është instrument i rëndësishëm”, shpjegon ajo.

Artikulli paraprakKërpudhat, vlera të jashtëzakonshme shëndetësore me shumë pak kalori
Artikulli tjetërOptimizmi, mënyra më e lehtë për pasur një shëndet më të mirë