Pyetet për videon e kryebashkiakut të Ramës, deputeti i PS: Unë jam nga Lushnja, s’di gjë!

Videoja e Lefter Allës duke thithur kokainë ka qenë temë kryesore mbrëmë dhe sot në vend.

Abc News i mori mendim disa deputetëve në Kuvend nëse duhej shkarkuar apo jo Lefter Alla pas videos në fjalë, ku nuk munguan edhe përgjigjet epike.

E njëjta pyetje iu drejtua edhe deputetit socialist Bujar Çela, i cili u përgjigj se “nuk dinte gjë pasi ishte nga Lushnja”.

Gazetarja Esiona Ikonomi e përsëriti pyetjen, por kësaj radhe Çela e vlerësoi pyetjen “shumë shtrenjtë” duke thënë se i përket kryeministrit të marrë vendime të tilla.

alla 1

Artikulli paraprakZbulohen dokumentat: Veliaj 10 ditë në muaj jashtë shtetit, 273 milionë lekë për bileta avioni
Artikulli tjetërRënia e kryebashkiakëve të Ramës, Pollo: PS të japë llogari pse zgjedh “mollët e kalbura”