Shifrat alarmante, Shqipëria mes vendeve që po shpopullohen më shpejt

Një prognozë e OKB-së, e rendit Shqipërinë në mesin e shteteve që do të shpopullohen më shumë deri në vitin 2050. Prognoza e zymtë përllogarit se Europa do preket më shumë, pasi deri në vitini 2050 do ketë 710 milionë banorë nga 747 që ka tani.

Nëse do kishte emigracion, në Europë do mbeteshin jo më shumë se 679 milionë banorë.
Po çfarë do të ndodhë me Shqipërinë? Vendi ynë pritet të zbresë nga 2.9 milionë banorë në vetëm 2.4 milionë.

Një tjetër parashikim më i zymtë thotë se deri në vitin 2100, në Shqipëri mund të mbeten diçka më shumë se gjysmë milionë banorë.

20 vendet që do shpopullohen më shumë
Lituania
Letonia
Ukraina
Serbia
Bosnja
Kroacia
Moldavia
Japonia
Shqipëria
Rumania
Greqia
Estonia
Hungaria
Polonia
Gjeorgjia
Portugalia
Maqedonia e Veriut
Kuba
Italia

Artikulli paraprakLajmi tronditës/ Virusi në Kinë ka ardhur nga supa me lakuriq nate
Artikulli tjetërDenoncimi: 5 milionë eurot e shpërblimeve për mjekët iu dhanë Vilma Nushit